Kryesore Aktualitet Te gjitha

10 ditë për të marrë hipotekën: Dokumentacioni dhe procedura online


Legalizimet

Të gjithë ata persona që kanë ndërtuar shtëpi pa leje dhe janë pajisur me lejen e legalizimit mund ta marrin tapinë e godinës brenda 10 ditësh me një kosto prej 5 mijë lekësh.

Në faqen zyrtare të Hipotekës mësohet se ky shërbim mund të merret pa shkuar në dyert e këtij institucioni, por përmes shërbimit që ofrohen në portalin e-Albania. Shërbimi elektronik u vjen në ndihmë qytetarëve që të dërgojnë një aplikim për regjistrimin e objekteve të legalizuara.

Kërkesa për kryerjen e një shërbimi nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRPP), në zbatim të Ligjit Nr. 33/2012 bëhet nga kërkuesi, vetë ose nëpërmjet përfaqësuesit të tij, noteri apo asistenti i noterit. Pranë Zyrave të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme funksionon Regjistri Elektronik i Përpunimit të Kërkesave, i cili garanton trajtimin e praktikave sipas radhës së paraqitjes së kërkesave. Minimalisht, në regjistër regjistrohen numri i kërkesës, data e paraqitjes dhe data e përfundimit të afatit për trajtim, sipas rendit kronologjik.

Ja cilat janë qytetet më të mira në botë për të jetuar

Revista “The Economist” ka përpiluar edhe këtë vit listën me qytetet me ...

Lexo më shumë

Kërkuesi, që paraqet një kërkesë për kryerjen e një shërbimi nga ZRPP-ja, pajiset me një numër identifikimi të kërkesës dhe Kodin e Sigurisë, me anë të të cilëve mund të verifikojë gjendjen e trajtimit të kërkesës së tij. Kthimi i përgjigjes elektronike dhe i materialeve të kërkuara nga kërkuesi kryhet nëpërmjet dergimit tek “Dokumentet e mia” në e-Albania dhe informimit me e-mail për shkarkimin e përgjigjes elektronike. Gjithashtu nëse qytetari dëshiron përgjigjen në format letër, e merr nëpërmjet shërbimit postar. Çdo tarifë për shërbimin në ZRPP, paguhet në llogarinë bankare të Zyrës së Regjistrimit.

Dokumentacioni i nevojshëm

-Dokument identifikimi i përdoruesit: Kartë Identiteti ose pasaportë biometrike (i nevojshëm për t’u loguar në portalin e-Albania)

Apeli për shqiptarët gjatë udhëtimeve: Respektoni rregullat e zonës Shengen, ndryshe....

“Respektoni rregullat e lëvizjes së lirë në zonën Shengen, ...

Lexo më shumë

-Shkresë përcjellëse nga institucioni qe ka lëshuar aktin

Hapat e procedurës

-Identifikohuni si qytetar ose si biznes në portal

-Zgjidhni shërbimin “Regjistrimi i objekteve të legalizuara”

-Klikoni butonin “Përdor”

-Plotësoni formularin elektronik me të dhënat e nevojshme mbi Zyrën vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, mbi pronën, mbi shërbimin/shërbimet e kërkuara dhe taksat e nevojshme.

-Klikoni butonin “Dërgo” në faqen e fundit të formularit

-Shkarkoni mandatpagesën me të cilën mund të paraqiteni në bankë për të kryer pagesën e nevojshme

-Punonjësi i ZRPP-së proceson kërkesën e ardhur dhe në varësi të vendimit që merret i kthen përgjigje me e-mail aplikuesit, me URL-në e shkarkimit të përgjigjes elektronike të ruajtur tek “Dokumentet e mia” në e-Albania, ose me njoftimin e arsyes së refuzimit./Tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Zgjedhja e Editorit

Elvana, Emina dhe Angela kanë tjetër status