Aktualitet

10 gjëra që fëmijët e viteve `80 mund t`i kenë harruar

Kohë më të mira kanë ardhur, më të mira do vijnë, po ne do kemi gjithmonë mall për ato që ikën. Kemi bërë disa gjëra vite shkuar, që nëse do t`i kujtonim sot do na vinte për të qeshur. Prej kohësh nuk i bëjmë më. Ndoshta një brezi tjetër do t`i duken sjellje të pakuptueshme, për ne janë nostalgjike.

Përdornim si arkë kursimi bombolën e vogël të petrogasit.

Blinim sheqer të hapur me qeskat e vogla enkas për sheqerin, që edhe sot quhen të tilla.

Përdornim aparat fotografik me film 24 dhe 36 pozash, të cilat i lante më pas fotografi.

Blinim gazetat e fundjavës për të parë si do vazhdonte telenovela.

I përshëndesnim shokët me nga një zile në telefon, ata na e kthenin dhe ne vazhdonim sërish, sa na zinte gjumi.

Blinim ringtone 100 lekë të reja për zile telefoni.

Dëgjonim muzikë me zë të lartë në magnetofon dhe konkurronim me fqinjën se kush e hapte zërin më shumë. S`kishim ende kufje.

Ziheshim me komshijen se kush e kishte radhën për të larë shkallët e pallatit.

Blinim kaseta videosh për të riparë filmin e preferuar, se nuk dinim mbi ekzistencën e YouTube.

Flisnim në telefon me familjarët emigrantë te komshija.