Aktualitet

10 orë gjumë dhe ecje këmbëzbathur, këto ishin zakonet e çuditshme të Ajnshtajnit

Edhe pse gjenetika bën punën e saj, 40% e inteligjencës së të rriturve varet nga faktorët ambientalë. E thënë ndryshe, zakonet tona ndikojnë shumë në rezultatet që kemi në punët që bëjmë. Kur thua këto, instinktivisht mendja të shkon te Albert Ajnshajni, një prej gjenive më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Çfarë zakonesh kishte ai?

10 orë gjumë, plus dremitjet – Në media qarkullojnë shpesh lajme dhe studime se njerëzit e suksesshëm flenë shumë pak orë gjumë. Por kjo nuk është e vërtetë për Ajnshtajnin. Ai besonte se gjumi luante një rol thelbësor në zgjidhjen e problemeve nga truri ynë, ndaj flinte të paktën 10 orë natën dhe shpesh herë gjatë ditës bënte dremitje të shkurtra. Sot studimet konfirmojnë se pas 8 orësh gjumë, kapaciteti i trurit tonë për të zgjidhur probleme matematikore rritet ndjeshëm.

Një xhiro në ditë – Ecjet ishin pjesë e recetës ditore të Ajnshtajnit, i cili kur punonte në Priceton i bënte në këmbë 2,4 kilometra që e ndanin shtëpinë nga universiteti. Por xhiron nuk e bënte thjeshtë për të marrë ajër të pastër, por mendonte se përqendrimi te hedhja e këmbëve njëra pas tjetrës shërbente si stërvitje për trurin. Pra, shkenca e sotme i detyrohet shumë shëtitjeve të asaj kohe.

Një drekë me makarona – Ajnshtajni thoshte gjithmonë se nga Italia pëlqente më shumë makaronat. Ai ndiqte një dietë të pasur me karbohidrate, pasi truri konsumon rreth 20% të energjisë totale të kërkuar nga trupi megjithëse përbën vetëm 2% të peshës totale. Neuronet pëlqejnë sheqernat e thjeshtë, si glukoza, e cila gjendet me shumicë te karbohidratet.

Një gjeni këmbëzbathur – Mbi zakonin për të ecur zbathur, Ajnshtajni thoshte gjithmonë se gishti i tij i madh i këmbës krijonte gjithmonë vrima në çorape, ndaj preferonte të mos i vishte fare. Por ndryshe nga zakonet e mësipërme, nuk ka asnjë evidencë se të ecësh zbathur ndikon në ndonjë aspekt të inteligjencës. Por, edhe gjenive u lejohet të kenë huqe./Tiranapost.al