Aktualitet

15 shenjat që tregojnë se ndoshta të tradhëton...

Erosi, dashuria konsiderohet një nga ndjenjat më të admirueshme njerëzore. Kur gjysma tjetër vendos të tradhëtojë marrëdhënien, kjo mund të shkatërrojë jo thjesht dhe vetëm të tradhëtuarin, por gjithë familjen, apo edhe familje të tjera.

Shikoni 15 shenjat që mund të nënkuptojnë se e dashura ose gruaja ju tradhëton:

  1. Kur thotë shpesh ‘jo’ në pranëvënien tuaj erotike;

14.Kur ruan si sytë e ballit celularin e saj;

  1. Kur tregon interesim të madh për shokët tuaj meshkuj – veçanërisht nëse interesi i saj bëhet më i theksuar për një individ të caktuar;
  2. Kur hedh postime provokuese në social media;
  3. Kur vazhdon të deklarojë ‘single’ në statusin e saj në Facebook;
  4. Kur ju lejon apo ju shtyn për të prishur pafund të holla – kjo tregon se ju shikon ndoshta si kartë krediti dhe jo si shok;
  5. Kush shmang të parit drejt dhe në sy – kryesisht kur ju e pyesni ku shkoi, ose me kë po bisedon në telefon;
  6. Kur nuk pendohet për gabime të së shkuarës së saj, ose kur ju mban larg personash që dinë për të shkuarën e saj;
  7. Kur e përsërit se nuk është e gatshme për martesë;

6.Kur ju telefonon shpesh dhe ju pyet ku jeni, ose kur bën shumë pyetje për udhëtimet tuaja profesionale (kur do të niseni, sa ditë do të qëndroni, kur do të ktheheni etj.);

5.Kur nuk gjen kohë për t’ju parë dhe kur komunikon me ju vetëm kur ka nevojë për diçka;

  1. Kur fillon të kujdeset sërish për formën e veshjes;
  2. Kur fillon papritur të jetë në formë të panatyrshme e dashur dhe e butë me ju, si të jetë në faj;
  3. Kur ndihet dukshëm keq, për të folur për çështje pabesie a tradhtie;
  4. Kur nevrikoset me hiç mos gjë dhe kur fjala “ndarje” është permanente në fjalorin e saj, në çdo mosmarrveshje që mund të keni. Kjo është shenja që nuk do të ngurojë të kryejë aktin e tradhtisë së saj... K.H/ tiranapost.al