Aktualitet

16-vjeçari plagos dy vëllezërit në Bathore

Një 16-vjeçar ka plagosur dy persona pasditen e sotme në zonën e Bathores. Të rinjtë kanë qenë në një lokal dhe nga goditja me armë zjarri kanë mbetur të plagosur vëllezërit me iniciale A.B. Policia bën me dije se është kapur në kohë rekord minoreni që kreu plagosjen dhe në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një pistoletë dhe një armë gjahu.

Ndërkohë burime pranë spitalit ku janë dërguar me urgjencë dy vëllezërit e plagosur bëjnë me dije se janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ndërkaq po punon për të zbardhur edhe arsyet që e kanë çuar minorenin me iniciale L.C të kryejë këtë veprim.