E shtunë, 19 Gusht 2017
Botë Te gjitha

3,5 milionë koreanë kërkuan të bëhen ushtarë për të luftuar Trump-in


north korea

Rreth 3,5 milionë qytetarë koreanë kanw bërë kërkesë për t’u regjistruar në ushtrinë koreanoveriore për të luftuar Shtetet e Bashkuara. Koreanoveriorët, mes tyre studentë, punëtorë dhe ushtarë të liruar, kërkojnë t’i bashkëngjiten forcave të armatosura, pas deklaratave të Qeverisë sw shtetit komunist, qw kwkronte hakmarrje kundër SHBA-ve, pas miratimit në Këshillin e Sigurisë të OKB-së të sanksioneve të reja kundër Pyongyang-ut.

Referuar publikimit të gazetës së Partisë së Punëtorëve koreano-veriorë Rodong Sinmun dhe agjensisë së lajmeve Yonhap, me mijwra burra shprehen tw gatshwm qw sot tw fillojnw luftwn kundwr SHBA-sw.

Javën e kaluar Këshilli i Sigurisë të OKB-së përshtati njëzëri Vendimin 2371, mes të cilit vendosen sanksione nga më të ashprat, që janë ndërmarrë ndonjëherë kundër Koresë së Veriut, si përgjigje për provat e kohëve të fundit me raketat balistike. Forcat e armatosura të Koresës së Veriut shpallën të Mërkurën se planifikojnë një sulm raketor pranë ishullit Guam në Oqeanin Paqësor, pasi presidenti Donald Trump kërcënoi Pyongyang-un me “zjarr dhe zemërim”. Në Guam ekzistojnë baza ushtarake amerikane. K.H/ tiranapost.al

Me këto shenja zodiakale, më mirë mos e merrni mundimin të provoni një romancë

Kush është partneri i jetës suaj? Është e shkruar në yje. Ja shenjat që ...

Lexo më shumë

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Zgjedhja e Editorit

Ema Andrea merr një dhuratë elegante nga Edi Rama