Aktualitet

Aksident tragjik në Cërrik, humb jetën 11-vjeçarja

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Cërrik. Mësohet se një automjet tip “Ford” me targa AA 503 KN që drejtohej nga shtetasi A.H, 54 vjeç dhe banues në Sarandë, ka dalë nga rruga duke u përplasur me shkëmbinjtë anësorë.

Goditja ka qenë fatale për vajzën 11-vjeçare me iniciale M.Sh dhe banuese në Korçë, e cila ka qenë pasagjere në mjet. Ambulanca ka shoqëruar në spital për t’i dhënë ndihmën e parë të plagosurve të tjerë A.H., 54 vjeç, drejtuesi i mjetit, A.Sh., 54 vjeçe banuese në Korçë, K.Sh., 74 vjeçe banuese në Sarandë, të cilët fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën./Tiranapost.al