Shëndeti

Aq sa kushton kjo këmishë, të gjithë mund t’i veshim fëmijët si princa

Për fëmijët mbretërorë është koha për të bërë xhiro nëpër botë. George dhe Charlotte po shoqërojnë babi Williamin dhe mami Katin në vizitat e tyre zyrtare nëpër Evropë dhe si gjithmonë prozhektorët janë drejtuar tek ata. Pas zbritjes në Varshavë familja mbretërore sfiloi mbi tapetin e kuq veshur me rroba elegante. George i kapur për dore me babin, i veshur chic me një këmishë me kuadratë të kuq dhe blu, e firmës spanjolle Tizzas, që mund ta blini në internet për 12,95 euro.

kate bebe 3

Ja ku George na dha një leksion stili, duke na treguar se për të qenë elegant nuk është e nevojshme të shpenzojmë shumë. Autori i kësaj blerjeje mund të jetë dadoja e tyre Teresa Turrion Borrallo, me origjinë spanjolle.

george kemisha

Një të tillë mund ta kenë të gjitha nënat për të vegjlit e tyre. Ata duken si princa përherë, por kësaj here do t’i ngjajnë më shumë atij të vërtetit.