Aktualitet

Ballkani ka një shtet të ri që nuk e kishim ditur

Liberlanda, një territor i papretenduar nga asnjë shtet mes Serbisë dhe Kroacisë, është e vendosur ta çojë rastin e vet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë së OKB ndërsa pretendon se ka 90 zyra në të gjithë botën.

I vetshpalluri shtet i Liberlandës, është i vendosur të luftojë për njohje në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë.

Liberlanda është më e madhe se Islanda dhe Malta përsa i përket numrit të njerëzve që kanë kërkuar shtetësi. Rreth 470,000 njerëz pretendojnë se i përkasin atij vendi edhe pse nuk banojnë aty.

Republika e Lirë e Liberlandës u themelua në prill të vitit 2015 në një territor të papretenduar në bregun perëndimor të lumit Danub pas një mosmarrëveshjeje kufitare ndërmjet Serbisë dhe Kroacisë.

Image result for Liberland

Ndërsa Kroacia, Serbia dhe shtetet e tjera nuk bënë ndonjë kërkesë për tokën, për këtë arsye ajo u kthye në tokën e askujt, derisa presidenti i tij Vit Jedlicka mori drejtimin e këtij vendi.

“Njerëzit mund ta vizitojnë Liberlandës lehtësisht tani. Mënyra më e mirë për të ardhur është përmes ujit. Njerëzit po e vizitojnë gjithnjë e më shumë tani që nuk ka ndërhyrje të policisë kroate, gjë që është shenjë shumë e mirë që marrëdhëniet tona të ndërsjella janë në rregull”, tha Jedlicka për Birn, duke shtuar se Liberlanda do të pajisjet me një varkë të pestë të enjten, përmes të cilës njerëzit mund të vizitojnë vendin.