E shtunë, 19 Gusht 2017
Sport Te gjitha

Barcelona kërkon Di Marian


320A377200000578-0-image-a-17_1457561091955

Barcelona vijon të jetë në kërkim të zëvendësuesit të Neymar dhe ai mund të vijë pikërisht nga klubi ku aktualisht bën pjesë braziliani, PSG.

Liverpooli i ka mbyllur derën spanjollëve për Philipe Coutinhon, ndërkohë që edhe Borusia nuk kërkon të privohet lehtë nga Ousmane Dembele, për këtë arsye nën radarin e “azulgranëve” ka përfunduar Angel Di Maria. Ardhja e Neymar ka gjasa ti ngushtojë hapësirat e tij në formacion, për më shumë që Parisi kërkon të përfitojë të ardhura për ti rinvestuar në merkaton, me qëllim afrimin e Kylian Mbappes.

Vlera e argjentinasit kap shifrën e 60 milion eurove, një shumë që zotërohet nga Barça pas 222 milionëve të përfituara nga transferimi i Neymar në kryeqytetin francez, megjithatë mardhëniet mes dy klubeve nuk janë ndër më të mirat pas ndërlikimeve që pati transferimi i lejekalimit të sulmuesit brazilian nga Katalunja në Paris, lejekalim që tashmë ka mbërritur dhe Neymar është i gatshëm të zbresë në fushë kundër Guingampit.

Me këto shenja zodiakale, më mirë mos e merrni mundimin të provoni një romancë

Kush është partneri i jetës suaj? Është e shkruar në yje. Ja shenjat që ...

Lexo më shumë

Gjithsesi nuk përjashtohet aspak nisja e bisedimeve, Di Maria është një futbollist mjaft i vlerësuar nga ylli i Barçës, Lionel Messi i cili e ka shok ekipi në përfaqësuesen e Argjentinës, për më shumë që tifozët katalanas do të ishin të lumtur që një ish madrilen të vishte ngjyrat “azulgrana” dhe pse jo ti shënonte Realit të Madridit. /XH.K

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Zgjedhja e Editorit

Ema Andrea merr një dhuratë elegante nga Edi Rama