Aktualitet

Bashkia Pogradec shkel ligjin, shpall tenderin për prerjen e pyjeve: Paguajmë dhe kostot e transportit

Bashkia Pogradec, e cila është nën drejtimin e PD-së, ka dalë kundër ligjit dhe moratoriumit të pyjeve, duke shpallur tender për të prerë dhe shfrytëzuar pemët e kësaj zone.

Sipas të dhënave të tenderimit të publikuara nga Open Data Albania, Bashkia Pogradec ka vënë në dispozicion shumën prej 6.68 milionë lekë pa TVSH, për fituesin e tenderit.

Në argumentimin e saj, Bashkia Pogradec kërkon që subjekti fitues, të shrytëzojë pyjet e kësaj zone për “Shpenzime për Dru Zjarri”.

Sikur të mos mjaftonte e gjithë kjo, bashkia ka  vënë në dispozicion pa pagesë pyjet, karburantin, kostot e transporti, kostot e punëtorëve shfrytëzues kontrakturë.

Nga ana tjetër po këtë lëndë drusore të përfituar nga pala kontraktore bashkia përmes të njëjtit prokurim kërkon ta riblejë për shkollat dhe institucionet arsimore.

Një defekt tjetër i tenderimit është fakti që kontrata ka afat 3 mujor ndërsa afati i shfrytëzimit paracaktohet 6 muaj.

Pranimi i ofertave mbyllet në datën 31 gusht.

Për kujtesë, prej 11 shkurtit të 2016, ka hyrë në fuqi moratorium i pyjeve në të cilin ndalohet kategorikisht:

i -) ushtrimi i veprimtarisë së shfrytëzimit të lëndës drusore në fondin pyjor publik/privat në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë,

ii -) tregtimi i produkteve të tij,

 iii-) ndalimi i eksportit të lëndës së drurit të papërpunuar, lëndës së ndërtimit, drurëve të zjarrit si dhe i qymyrit të drurit. E.C/ Copyright Tiranapost.al

Pgradec