Aktualitet

Bizneset që përfitojnë nga falja dhe afati për fshirjen e detyrimeve tatimore dhe doganore

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave ka publikuar listën me 20 subjekte që kanë përfituar nga ligji i faljes. Doganat bëjnë të ditur se lista do të përditësohet çdo muaj sepse d të hiqen emrat e atyre që janë në borxh.

Nga ligji i faljes përfitojnë kategoritë si më poshtë:

Subjektet e regjistruara në regjistrin aktiv, pasiv ose të çregjistruar për detyrime tatimore ndaj administratës tatimore qendrore e vendore, sipas neneve 5, 6, 7 dhe 11 të këtij ligji;

Subjektet debitore ndaj administratës doganore për detyrime sipas neneve 9, 10 dhe 11 të këtij ligji;

Subjektet pronare të mjeteve të transportit, siç përcaktohet në nenin 12 të këtij ligji.

Detyrimet e pagueshme në doganë, të evidentuara nëpërmjet vendimeve të kësaj administrate nga data 1 janar 2011 deri më 31 dhjetor 2014, fshihen/shuhen, me kusht që brenda datës 31.12.2017 të paguhet i plotë detyrimi i pagueshëm në doganë, pa përfshirë gjobat, kamatëvonesat dhe interesat kompensuese. E njëjta gjë ndodh edhe për automjetet.

Për sa i përket afatit, sipas ligjit në fuqi, e drejta e subjekteve që përfitojnë nga dispozitat e këtij ligji ushtrohet deri më 31.12.2017.