Aktualitet

Çfarë po zhduk teknologjia çdo ditë nga jeta jonë

Në vitet 90, me të dalë nga Shqipëria e izoluar, dëshira më e madhe që kisha ishin udhëtimet. Udhëtime sportive, me çantë shpine, me pak para dhe me dëshirën për të parë e për të shkelur sa më shumë vende të cilët veçse i kishim imagjinuar viteve të gjata të diktaturës.

Po kujtoja 4 objekte që më dukeshin asokohe jo vetëm praktike sepse nuk zinin vend në çantën e shpinës por edhe simbole të botës së lirë, të udhëtimeve dhe aventurave : aparatet fotografike njëpërdorimshme të pathyeshme me të cilët nuk rrezikoje të të "digjej" filmi nga drita, Walkman dhe CD për të dëgjuar muzikë, ora portative me zile për tu zgjuar në mëngjes dhe harta e madhe e palosur e qytetit të ri që lezi prisja ta zbuloja.

Druaj se fëmijët e mi duke lexuar këto rreshta nuk kuptojnë se për çfarë po flas. Me të drejtë. Të katërta objektet dhe plot të tjera thuajse nuk ekzistojnë më, përveçse në kujtesën tonë ose si objekte koleksioni. Po pse? Sepse ato bashkë dhe një mori objekte të tjera sot i kam në Smartfon.

Në më pak se 15 vjet telefoni celular, zëvendësoi: televizionin dhe radiot, librat dhe gazetat, lapsat dhe stilolapsat, fletoret dhe letrën, axhendën dhe kalendarin, orën dhe hartën, kutinë postare dhe kartolinat, aparatin fotografik dhe kasetofonin me muzikë, vulën dhe firmën, sigurisht edhe telefonin fiks, etj, etj

ssssss

Në 15 vjet ! Sa hap e mbyll sytë bota ndryshoi. Brenda një brezi një sërë objektesh të përditshëm u zhdukën.

Në 2017 vlerësohet se rreth 3 miliardë njerëz janë të pajisur me Smartfon. Por nuk kemi parë asgjë akoma ! Ky është vetëm fillimi i atij që quhet revolucioni i katërt industrial. Më shumë javën tjetër.