Aktualitet

Cili është momenti më i përshtatshëm i ditës për të bërë një gjumë të shkurtër dhe çlodhës

Studimet tregojnë se njerëzit të cilët flenë për disa minuta gjatë ditës kanë shumë benefite shëndetësore, nxisin prodhimtarinë dhe kanë një funksionimin më të shëndetshëm të trurit.

Sipas mjekëve orari më i mirë për të fjetur gjatë ditës është ora 3 e drekës.  Kjo ndodh sepse sistemi ynë kirkadian e ul ritmin e tij në orën 3 dhe ne e kemi më të vështirë për t’u përqëndruar dhe për të funksionuar normalisht. Gjithashtu, fakti që kjo orë korrespondon me përfundimin e konsumit të vaktit të drekës që është një kohë shumë e mirë çlodhjeje.

Ky gjumë duhet të zgjasë nga 20 minuta  deri në gjysëm ore, pasi një kohë më e tepërt do u fuste në gjumë të thellë dhe pas zgjimit do të ishit të hutuar dhe më të vështirë për të punuar sesa para tij.

Ky gjumë dreke është veçanërisht i dobishëm për njerëzit që kanë shumë ngarkesë emocionale në punë dhe për ata që flejnë pak orë gjatë natës, pasi ndihmon psikologjikisht, por përmirëson dhe funksionimin biologjik të trupit. K.H/ tiranapost.al