Aktualitet

Deutsche Welle, sulmet terroriste: Një kronologji e terrorit në Europë

Paris, Bruksel,Berlin, Manchester si edhe Barcelonë dëshmojnë se qytetet Europiane janë kthyer në një shënjestër për ekstremistët Islamik në vitet e fundit.

Përplasjet me kamionë apo furgona, shpërthime me bombë, të shtëna me armë si edhe sulmet me thikë u kanë marrë jetën qindra qytetarëve europianë, kanë plagosur mijëra të tjerë dhe kanë përhapur kudo ndjesinë e frikës dhe terrorit.

-Sulmi më i hershëm ndodhi në Madrid, në mars të vitit 2004. Rreth 191 persona mbetën të vrarë dhe 1.500 u plagosën kur bomba të koordinuara shpërthyen në trenat e udhëtarëve spanjollë.

-Londër, korrik 2005. Katër myslimanë britanikë shpërthyen dy bomba në  sistemin hekurudhor nëntokësor të Londrës dhe në një autobus, duke i marrë jetën 56 personave dhe plagosën rreth 700 të tjerë.

-Bruksel, maj 2014. Një islamist francez është arrestuar pasi katër persona janë qëlluar në Muzeun hebre të Belgjikës. Sulmuesi, një xhihadist i vetëshpallur, kishte luftuar më parë në Siri.

-Paris, janar 2015. Shtatëmbëdhjetë persona humbën jetën gjatë një sulmi në selinë e revistës satirike Charlie Hebdo dhe gjatë një sulmi të ndodhur në një supermarket në kryeqytetin francez.

-Kopenhagen, shkurt 2015. Një 22 vjeçar hapi zjarr në një kafene në kryeqytetin danez, duke vrarë një person.

-Paris, nëntor 2015. Mbështetësit e Shtetit Islamik vranë 130 persona dhe plagosën qindra të tjerë në një seri të koordinuar të sulmeve në vendin e muzikës Bataclan, disa restorante dhe stacionin e futbollit Stade de France.

-Stamboll, janar 2016. Një bombardues vetëvrasës i Shtetit Islamik shpërtheu bombën që mbante në mes të një grupi turistik pranë Hagia Sophia dhe Xhamisë Blu, duke vrarë 12 gjermanë.

-Bruksel, mars 2016. Sulmuesit islamikë shpërthyen një numër bombash në aeroportin e kryeqytetit belg dhe në një stacion metroje, duke vrarë 32 njerëz.

-Nicë, korrik 2016. Të paktën 86 njerëz humbën jetën kur agresori drejtoi kamonin drejt Promenade des Anglais të mbushur me njerëz në vendpushimin bregdetar francez jugor. -Berlin, dhjetor 2016

-Berlin, dhjetor 2016. Një përkrahës i Shtetit Islamik vrau 12 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë duke drejtuar kamionin drejt një Tregu të Krishtlindjeve.

-Paris, shkurt, mars, prill 2017. Në një seri incidentesh në kryeqytetin francez në fillim të vitit, ushtarët ishin në shënjestër në Muzeun e Luvrit në shkurt dhe aeroportin e Parisit në Orly në mars. Në prill, një person i armatosur hap zjarr mbi një automjet të policisë në Champs Elysees, duke vrarë një oficer.

-Stokholm, prill 2017. Pesë vetë humbën jetën pasi një kamion goditi këmbësorët në një rrugë tregtare në kryeqytetin suedez.

-Manchester, maj 2017. Pas një koncerti të këngëtares amerikane Ariana Grande, një 22 vjeçare  shpërthye një bombë pranë zonës së daljes së ngjarjes duke vrarë veten dhe 22 civilë, duke përfshirë edhe disa fëmijë

-Londër, mars/korrik 2017. Më 2 qershor, tre njerëz drejtuan furgonin në Urën e Londrës, pastaj dolën nga automjeti dhe therën njerëz në restorante dhe bare në zonën e afërt të Borough Market. Në mars, një sulmues mysliman britanik drejtoi një makinë në këmbësorët e Uestminster Bridge në qendër të Londrës, përpara se të thernin dhe të vrisnin një polic brenda objektit të parlamentit.

-Barcelonë, gusht 2017. Të paktën 14 persona u konfirmuan të vrarë kur një kamion kaloi këmbësorët në një nga rrugët më të ngarkuara të Barcelonës, Las Ramblas.

Së fundmi, një tjetër sulm ndodhi në Finland dhe Gjermani, gusht 2017, për të cilët ende nuk është konfirmuar nga policia si një sulm terrorist apo Shteti Islamik të ketë marr përgjegjësinë.

Burimi: Deutsche Welle.

J,L Tiranapost.al