Aktualitet

Djali me sindromën Asperger që zbuloi një gabim në Muzeun e Dinosaurve dhe i habiti të gjithë

Një djalë 10-vjeçar me sindromen Asperger (personat me këtë sindromë kanë veshtirsi në ndërveprime sociale dhe në komunokimin jo verbal. Asperger bën pjesë në spektrin e sëmundjeve të autizmit, por ndryshe nga ata, njerëzit që vuajnë nga Asperger kanë inteligjencë dhe komunikim normal) ka vënë re një gabim në përshkrimet e dinosaureve tek Muzeu i Historisë së Dinosaurve.

Kjo është historia e Charlie Edëards një djali të vogël nga Londra i cili është i apasionuar pas dinosaureve. Për këtë arsye nëna e tij e kishte çuar Charlie-n së bashku me të vëllanë në Muzeun e Historisë së Dinosaurve.

Ndërkohë që shokët e tij shihnin dhe shijonin dinosaurët, ai preferonte të shihte tabelat e ndryshme që përshkruanin dinosaurët. Teksa po lexonte me kureshtje, Charlie papritur vëren një gabim.

Një nga tabelat ku përshkruhej "oviraptor" një specie e dinosaureve që për të ecur përdornin këmbët e pasme, ishte e pozicionuar poshtë figurave që i përkisnin dinosaureve të families së "protoceratops" të cilet lëvizin me të katër gjymtyrët.

Djali ia tregon menjëherë nënës së tij,e cila fillimisht nuk i dha rëndësi, por djali këmbëngulte dhe ajo vendosi t'i tregonte përgjegjësve në muze për këtë fakt.

Përgjegjësit e Muzeut e falenderuan shumë Charlie-n dhe i thanë atij se shumë shpejt do të ndërrojnë tabelën e vendosur gabim.

Gjithashtu ata i sugjeruan Charliet që të mbajë gjallë pasionin e tij për paleontologjinë, sepse të konstatosh një gabim të tillë në një moshë kaq të vogël kjo do të thoshte shumë për përgjegjësit e muzeut.