Aktualitet

Edhe sot do të jetë nxehtë

Edhe kjo e premte do të jetë kaq nxehtë, sipas meteorologëve pas të sotmes temperaturat do fillojnë të bien.

Sipas Meteoalb vala e të nxehtit tërhiqet të premten nga territori duke sjellë një rënie të temperaturave nga 7 – 8 grandë celsius.

Sipas meteorologëve rënia e temperaturave pritet të fillojë ditën e premte pas mesnate.

Ndërkohë ditën e sotme vendi do të vazhdojë me kthjellime në bregdet dhe në zonat e ulta, ndërkohë që në zonat malore lindore do të ketë vranësira kalimtare. Edhe pse ka një rënie të lehtë temperaturash, termometri edhe ditën e sotme pritet të shënojë 38-39 gradë celsius gjatë orëve të mesditës./ Copyright Tiranapost.al