SPORT

FOTO/ Shqipëria me një tjetër stadium. Njihuni me "Ali Pashë Arena"

Shqipëria do të ketë shumë shpejt një tjetër stadium modern. Dhe nuk është fjala për “Arenën Kombëtare” (ish-stadiumi Qemal Stafa) që është drejt përfundimit.

Por këtë radhë është qyteti i Tepelenës i cili do të ketë shumë shpejt një stadium modern dhe brenda standarteve.

Njoftimi është bërë nga vetë Bashkia e Tepelenës, e cila përmes një postimi më Facebook, ka treguar edhe projektin ambicioz të stadiumit që do të quhet “Ali Pashë Arena”.

Bashkia thekson se ky projekt do të jetë nën kujdesin e veçantë të kryebashkiakut Tërmet Peçi.

“Ali Pasha Arena, ja cili është projekti ambicioz për stadumin e qytetit. Më poshtë do gjeni disa nga fotot e (rendera) projekt-propzimit, të stadiumit nën kujdesin e veçantë të kryetarit të bashkisë z. Tërmet Peçi … ” thuhet ne postimin e Bashkise se Tepelenes.

Aktualisht ekipi i Tepelenes renditet në Kategoritë Inferiore të futbollit shqiptare dhe pavarësisht kësaj kryetari i Bashkisë ka menduar që të investojë dhe në futboll. E.C/ Copyright Tiranapost.al