Aktualitet

Futbollisti shqiptar i Juventusit aksidentohet me makinë, shkak përdorimi i alkoolit

Futbollisti i njohur shqiptar, pjesë e klubit kampion të Italisë Elvis Kabashi është aksidentuar mbrëmjen e djeshme pas orës 1:30. Në këtë aksident të orëve të vona janë përfshirë dy makina dhe një motor ku kanë mbetur të plagosur 3 persona, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje shumë të rëndë.

Makina tip “Mercedes-Benz” e drejtuar nga Kabashi është përplasur me një makinë tip “Fiat” dhe pas kontrollit të policisë është vërtetuar se shqiptari ka qenë nën efektin e alkoolit. Autoritetet italiane i kanë hequr patentën Kabashit dhe mediat italiane bëjnë me dije se ai ishte shkaktari i përplasjes nga e cila ka mbetur i plagosur rëndë një 33-vjeçare  nga Bershia.

Një 41-vjeçar me një vajzë tjetër kanë marrë plagë më të lehta. Kujtojmë se Kabashi ka refuzuar më parë kombëtaren shqiptare me shpresën që do të mund të aktivizohej me Italinë, por së fundmi ka mbetur pa ekip për shkak të skadimit të kontratës me bardh e zinjtë e Torinos. K.H/ tiranapost.al