Tech

Hakerat vjedhin episodet e serialit “Game of Thrones”

Një grup hakerësh pohojnë se kanë vjedhur skenarin e një episodi të ardhshëm të “Game of Thrones” dhe të dhëna të tjera në shkelje të kompanisë filmike HBO. Gjithashtu ata thanë se shumë materiale të tjera do të bëheshin publike.

HBO konfirmoi në një deklaratë se kishte rënë pre e një incidenti kibernetik. Në një email të botuar nga Entertainment Weekly, hakerat premtojnë më shumë për ata që do të përhapin videon. “Përshëndetje të gjithë njerëzimit. Rrjedhja më e madhe e epokës së hapësirës kibernetike po ndodh. Do të kemi një intervistë me këdo që e përhap informacionin”.

Mendohet se filmi i vjedhur është episodi i katërt i sezonit të shtatë që aktualisht po transmetohet, por BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë nëse hakerat i kanë materialet që pretendojnë se kanë vjedhur.

Ndërkohë kompania filmike HBO thotë se “Ne menjëherë filluam hetimin e incidentit dhe po punojmë për zbardhjen e ngjarjes së bashku me firmat e zbatimit të ligjit. Ndërhyrja ishte dukshëm shqetësuese për të gjithë ne”, thuhet në deklaratën e HBO./Tiranapost.al