Aktualitet

Haradinaj: Unë Kryeministër, Veseli kryetar Kuvendi

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike po bëjnë gabim që po e bllokojnë zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Ai thotë se sipas tij kryetar Kuvendi duhet të jetë Kadri Veseli.

“Për qeverinë e dimë që i kemi votat. Oferta për qytetarët ka qenë e qartë që Haradinaj do të jetë kryeministër dhe Veseli kryeparlamentar dhe për këtë kanë votuar qytetarët.

Unë e di se Qeveria do të vijë sepse, nuk mund të vazhdojë kjo logjikë pa kufi. I kam parë edhe deputetët që janë ndjerë keq me këtë reagim të tyre. Është e vërtet që VV është rritur, por nuk ka fituar dhe nuk mund të formojë institucione, pra është e pakuptimtë që të bllokojnë” është shprehur Haradinaj për RTV.

Kosova është në ngërç politik pasi nuk po zgjidhet dot kreu i Kuvendit. / Copyright Tiranapost.al