Aktualitet

Historike, papunësia në Britani ulet në 4,4%

Sipas asaj që raporton Reuters, norma e papunësisë në Mbretërinë e Bashkuar është ulur në 4,4% bazuar në statistikat e tremujorit të dytë që u mbyll në qershor. Ky është minimumi historik, pasi është normë më e ulët edhe se viti 1975 kur ekonomistët thanë se kurrë papunësia nuk mund të shkonte nën 4,5%.

Kështu, numri i të papunëve është ulur me 157 mijë, duke shkuar në 1,48 milionë. Por nuk është gjithçka fushë me lule, pasi forca blerëse e qytetarëve është ulur ndërsa rritja e pagave është 2,1% më e ulët se inflacioni./Tiranapost.al