Horoskop Te gjitha

Horoskopi për datën 13 gusht nga Russell Grant


Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e shtune, 13 gusht 2017.

Dashi

Duhet të ktheni mbrapsht një projekt të cilit kishit kohë qe e punonit. Mos e lini veten të bini viktimë e mërzitjes.  Merrni frymë thellë, bëni disa hapa para dhe bëni një përmirësim të gabimeve. Në këtë mënyrë do të përmirësoni performancën tuaj dhe do t’ju shërbejë si një eksperiencë për t’u përmirësuar edhe në vazhdim.

Ja cilat janë qytetet më të mira në botë për të jetuar

Revista “The Economist” ka përpiluar edhe këtë vit listën me qytetet me ...

Lexo më shumë

Demi

Rikthimi tek një hobi që keni pasur në fëmijëri do t’ju sjellë shumë lumturi. Kushtojini rëndësi kënaqësive tëvogla. Nëse jeni single, jepini mundësi vetes të dilni me dikë që sapo keni njohur. Jeni në një marrëdhënie? Dashuria juaj do të kënaqet pafund kur t’ju shohë të përkushtuar. Përgatituni për një takim pasionant.

Binjakët

Apeli për shqiptarët gjatë udhëtimeve: Respektoni rregullat e zonës Shengen, ndryshe....

“Respektoni rregullat e lëvizjes së lirë në zonën Shengen, ...

Lexo më shumë

Do të ndodhin disa ndryshime në shtëpi. Një marrëdhënie e krisur mes familjarëve mund të riparohet. Tregohuni të hapur për të folur për të shkuarën. Nëse keni një partner, do t’ju ndihmojë ta kaloni lehtë këtë eksperiencë. Nëse jeni single, do ta keni të lehtë të krijoni një partneritet të fortë. Ju keni mësuar cilat gabime të shmangni.

Gaforrja

Një i afërm ose fqinj ju ka mbajtur një sekret të errët. Mos u ndieni në presion për të mbrojtur reputacionin e tij. Çdo sjellje joetike duhet të raportohet. Mund t’ju vijë keq të njoftoni autoritetet ose dikë që duhet të dijë të vërtetën, por mendoni për viktimat e pafajshme. Ashtu siç ju do të donit t’ju vijnë t’ju shpëtojnë, dëgjoni ndërgjegjien tuaj edhe në lidhje me të tjerët.

Luani

Një partneritet i ngushtë ju bën të ndiheni të sigurt. Me mbështetjen e të dashurve tuaj, ju mund ë lëvizni malet. Blerja e shtëpisë ose zhvendosja në një pronë tjetër do t’ju sigurojë një jetë komforte të tërhequr nga publiku dhe zhurma. Kur jeni në dyshime, mbështetuni tek partneri juaj për ndihmë. Jeni single? Lejoni një të afërm t’ju prezantojë me dikë. Ai ka instinkte të mira për partnerin ideal.

Virgjëresha

Shëndeti juaj kërkon vëmendje dhe kujdes ekstra. Në vend që të shkoni nga takimi në takim, anulojini disa takime. Shkoni gatuani në shtëpi në vend që të hani jashtë. Nëse jeni shumë të lodhur, merrni disa ditë pushim. Nëse e shtyni veten të vazhdoni me sforco, do ta pësoni keq. Trupi dhe mendja juaj kanë nevojë për pushim kështu që bindiuni sinjaleve që po ju japin.

Peshorja

Është kohë e mirë për të krijuar një marrëveshje në shtëpi, punë ose lagje. Njerëzit do t’i presin mirë planet dhe projektet tuaja. Megjithatë, do të ketë dhe kritika, edhe pse jeni shumë të ndjeshëm ndaj tyre. Para se të reagoni negativisht, merrni frymë thellë dhe numëroni deri në dhjetë. Fakti që dikush nuk pajtohet me ju, nuk do të thotë se është armiku juaj. Ka njerëz që nuk e shohin dritën në këtë projekt. Ju mund t’i ndriçoni pak në mënyrë miqësore dhe të sjellshme.

Akrepi

Ndiqini me pasion qëllimet tuaja. Asgjë nuk mund t’ju ndalë kur ju thërrasinë aftësitë tuaja në lidership. Kur përballeni me njerëz të fuqishëm, mos u ndieni inferiorë.  Prezantojeni veten si t ëbarabartë. Vetëbesimi juaj do të bëjë përshtypje të madhe. Nuk ka rëndësi se ç’rol doni të arrini. Kur të ndiheni të pasigurt, kërkojini partnerit tuaj mbështetje morale.

Shigjetari

Jeni gati për të eksploruar në një territor të panjohur. Disa miq do t’ju rekomandojnë të ruani statusin që keni, por mos i dëgjoni. Aplikimi për një universitet ose për një anëtarësim në një organizatë, janë disa prej mundësive. Do të përjetoni një nivel të caktuar refuzimi, prandaj jini të përgatitur. Nëse do të jeni të zellshëm, do të mund ta arrini qëllimin.

Bricjapi

Nuk u mungoni asnjëherë atyre që ju duan. Është kënaqësi të rrethohesh nga adhurues. Kur e hapni zemrën tuaj, do të gjeni dikë të denjë për përkushtimin tuaj. Nëse po kërkonit dashurinë, kush e di, mbase mund ta gjeni tek një koleg i talentuar. Do t’ju pëlqejë të jeni pjesë e një çifti të fuqishëm. Jeni në një marrëdhënie? Lëreni partnerin tuaj t’ju çojë në një mbrëmje gala me shkëlqim.

Ujori

Jeta juaj e dashurisë është e nxehtë. Po përhumbeni në krahët e dikujt që ju dashuron. Nëse jeni single, do të takoni dikë të veçantë në një takim kulturor ose artistik. Do të jetë e pamundur t’i rezistoni sharmit të dikujt. Mos e lejoni këtë mundësi të ikë; sigurohuni që të keni një kontakt të tij para se të largohet nga turma. Jeni në një marrëdhënie të konsoliduar?  Dashuria juaj do t’ju japë një shenjë të mirë vlerësimi.

Peshqit

Reagime pozitive për talentin tuaj kreativ do t’ju bëjnë të ndiheni mirë. Po bëni progres të vërtetë në anën tuaj artistike. Kapeni këtë mundësi për të komanduar vëmendjen. Hapja e një uebsajti, blogu ose videoje do të përmirësojë profilin tuaj. Do të tërhiqni admirues dhe do të jeni në gjendje të bëni një jetë më të mirë si rezultat i fryteve të punës. Mendimi i një pune konvencionale ju mërzit, por jeni entuziastë për një karrierë në art.

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Zgjedhja e Editorit

Elvana, Emina dhe Angela kanë tjetër status