Aktualitet

Horoskopi për datën 19 gusht nga Russell Grant

Russell Grant është astrologu më i dashur i britanikëve dhe një ndër më të njohurit në botë, parashikimet e të cilit na habisin për vërtetësinë e tyre. Lexoni atë që thotë parashikimi i tij për ditën e shtune, 19 gusht 2017.

Dashi

Ndryshimet ekstreme në sjellje po ju shkaktojnë probleme në familje. Është me rëndësi të ushtrosh maturinë, edhe nëse po përballeni me një problem të mërzitshëm. Merruni me një projekt kreativ, kështu do të mbroni edhe familjarët nga shqetësimet. Mjaft i latë të tjerët t’ju shtypin butonat. Ju keni fuqi të shmangni prepotencën e tyre, është thjesht çështje vullneti.

Demi

Do të merrni një financim për një marrëveshje që keni për zemër qoftë ajo organizatë kulturore, fetare, agjensi qeveritare, etj. Bëhnui gati të negocioni. Keni aftësi të mëdha komunikimi. Duke punuar fort do të arrini të ndërtoni një marrëveshje të leverdishme nga ana financiare. Do të jeni në gjendje të vilni fryte të mirë nga puna juaj. Ky do të jetë shpërblimi përfundimtar.

Binjakët

Refuzimi për të ndjekur rregullat do t’ju fusë në telashe. Mjaft insistuat se jeni ndryshe nga të tjerët. Do të krijoni pakënaqësi nëse kërkoni të trajtoheni ndryshe nga të tjerët. Mund të mos ju bëhet vonë për popullaritetin në këtë moment, por kjo do të ndryshojë.  Do t’ju duhet ndihma e kolegëve më shpejt se ç’imagjinonit. Në këtë pikë do të jeni të paaftë për të përmbushur përgjegjësitë tuaja.

Gaforrja

Nëse po kërkoni dashurinë, mund ta gjeni në vendin e punës. Edhe pse përzierja e punës me marrëdhënie personale nuk rekomandohet, ju nuk mund të rrini larg dikujt që ju tërheq shumë. Në situata të tilla, do të ishte më mirë të gjenit një punë tjetër. Kërkoni për një trajnim që do të përmirësonte perspektivat tuaja profesionale. Një diplomë e avancuar do të ishte një sfidë e mirëpritur për një  person me fuqitë tuaja të trurit. Kur zemra dhe truri juaj punojnë së bashku, ju jeni të pandalshëm.

Luani

Kur doni që të tjerët të pajtohen me këndvështrimet tuaja, fokusohuni në atë që duhet të bëni. Çdokush përpiqet të marrë më të mirën nga jeta. Të pretendosh se ke përgjigjet për gjithçka të dëmton. Nuk ka pse merreni ju me rregullimin e problemeve të të tjerëve. Do të jeni shumë më produktivë duke u marrë me gjërat tuaja.

Virgjëresha

Arritjet tuaja mbreslënëse tërheqin admirues të shumtë. Sfida më e madhe do të jetë të zbuloni cilët janë miqtë e vërtetë, që ju pëlqejnë pa interesa. Dikush me një zë kadifeje do të tërheqë vëmendjen tuaj në një takim. Mësoni të shijoni kënaqësi të thjeshta si përgatitja e ushqimit, dëgjimi i muzikës, etj. Nëse keni një partner, kapni mundësinë për të shkuar në një festë ose party që keni pëlqyer gjithmonë.

Peshorja

Gjëja e fundit që doni është të mbani përgjegjësitë e dikujt tjetër. Mendohuni mirë para se t’ju arratiseni nevojave të të afërmve tuaj. Kur ju keni qenë sëmurë ose i lënduar, kanë qenë shumë të shpejtë për t’ju ofruar ndihmë. Duke ua kthyer nderin, karma do të rrjedhë. Shikoni përtej interesave tuaja.  Nëse nuk e mbani dot ngarkesën, kërkoni ndihmë tek kolegët. E rëndësishme është të çlironi të tjerët aty ku është e mundur.

Akrepi

Është koha të trajtoni një mosmarrëveshje që ka qenë shqetësuese për ju. Kohët e fundit keni marrë një vendim që ka mërzitur disa njerëz. Në vend që të qeshni me ankesat e tyre, shikojini me kujdes sepse mund të keni shkaktuar viktima të pafajshme. Shikoni se ç’mund të bëni për të rregulluar problemet e tyre. Lëreni mënjanë egoizmin për shkak të dhembshurisë.

Shigjetari

Duhet të ndaloni së jetuari për të kaluarën. Keni një mundësi për të ecur përpara në një terren të ri. Edhe pse ky territor do jetë pak i frikshëm për ju, do të mësoheni. Kërkoni ndihmën e personave që ju duan sepse nuk është turp as të pyesësh as të kërkosh ndihmë. Përsa i përket të kaluarës, vetëm ju e përjetoni keq sepse të tjerët e kanë harruar dhe po jetojnë normalisht. Mos e lejoni veten të pushtoheni nga një demon që vështirë se mund të largohet.

Bricjapi

T’u gëzoheni gjërave fine në jetë, është diçka e këndshme. Zakonisht për ju nuk ka shumë rëndësi statusi ose paratë. Kapni mundësinë për të shijuar ushqim të mirë ose një banjë romantike. Mos u shqetësoni për atë që keni në pjatë. Prioriteti juaj është të ushqeni shpirtin tuaj.

Ujori

Do t’ju kërkohet të ndërmerrni një projekt kreativ. Mbështetja e grupit do t’i japë shtytjen e duhur egos tuaj. Ndonjëherë jeni të frikësuar nga njerëz si p.sh artistët, se mos nuk jeni në lartësinë e duhur. Jeni të bekuar me një imagjinatë të mrekullueshme. Megjithatë, sa më shumë të futeni në botën e bukurisë, aq më i madh do të jetë vetë-besimi juaj. Grupi juaj do t’i përgjigjet mirë kërkesës tuaj për lidership i cili është kyçi për sigurinë. Kënaquni; e keni fituar atë.

Peshqit

Keni shumë vështirësi për t’u larguar nga një situatë shtrënguese. Ideja se do të eksploroni të panjohurën do t’ju mbushë me frikë. Duhet të vendosni kush ka më shumë rëndësi: siguria apo përmbushja e potencialeve. Edhe pse duhet të shpenzoni shumë, ka fate më të këqija se sa të jetosh me buxhete të reduktuara. Jepini vetes një shans për të provuar diçka të re. Do të ndiheni shumë mirë sapo shpëtoni nga një mjedis që  pengon krijimtarinë tënde.