Aktualitet

Isa Mustafa emëron katër ministra të rinj

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka emëruar katër ministra të rinj në qeveri.

Përmes një njoftimi për mediat, kryeministri kosovar njoftoi se ka emëruar ministër të Financave, zëvendësministrin e deritanishëm, Agim Krasniqi, ministre të Kulturës Rinisë dhe Sportit, shefen e deritanishme të Stafit në Kryeministri, Vlora Dumoshi, ministër të Infrastrukturës, zëvendësministrin e deritanishëm, Hanefi Muharremi, si dhe ministër të Punës dhe Mirëqenies Sociale, zëvendësministrin e deritanishëm, Safet Kamberi.

Në vijim, kryeministri Mustafa do të marrë vendim për emërimin edhe të ministrave të tjerë në vend. Këta ministra të rinj do të ushtrojnë këto detyra deri në themelimin e Qeverisë së re të Kosovës.