Histori Personale

Je dashuruar me shoqen tënde? Kurrë mos bëj gabim të lidhesh me të

Fillojmë nga arsyeja më e thjeshtë: mërzia. Një nga gjërat më interesante që të jep lidhja e dashurisë është zbulimi i tjetrit. Kush është, çfarë pëlqen, çfarë urren. Po kur një shoqe që ke një jetë që e njeh, të bëhet e dashur, çfarë t’i zbulosh kur i njeh rrënjë e dhëmballë? Do humbje kënaqësinë më të madhe të një lidhjeje: njohjen e partneres.

Arsyeja e dytë është rutina. Do ishin si një çift 50-vjeçarësh dhe të rigjallëronit raportin tuaj do ishte e pamundur.

Kalojmë tek e treta që janë marrëdhëniet fizike. Po, jeni miq, njiheni shumë mire. Po çfarë ndodh nëse nuk ka përputhje seksuale? Nëse zbuloni se nuk tërhiqeni dhe aq seksualisht apo se kërkoni të tjera gjëra? Kjo është arsyeja që prish të dyja marrëdhëniet, edhe atë miqësore. Para se ta shihni njëri-tjetrin pa rroba, mendohuni dhe njëherë.

Depression: Man sitting on the edge of a bed with a woman in the background

Ka edhe një tjetër arsye: ia njeh të gjitha “hilet” që bën për t’i shpëtuar një diskutimi. Do të zbulosh që në ajër kur të të gënjejë. Do thuash “po sa mire”. Po një çift duhet të ketë ca as-a nën mëngë. Pastaj, ju që jeni miq prej aq kohësh duhet të keni folur me siguri edhe për ish-ët. Kjo do t’ju bëjë që të ndiheni gjatë gjithë kohës në garë. Krahasimi me ish-in e saj nuk do të të lërë kurrë të qetë.

Arsyeja e fundit se përse nuk duhet të lidhesh me shoqen tënde më të mirë është se kur kjo lidhje të mbarojë, do kesh humbur jo vetëm njeriun që deshe, por edhe shoqen tënde. Kjo është edhe më e rëndë, të humbësh njëkohësisht dy njerëz në një. Prandaj mendohu mirë. E thonë filmat, tekstet e këngëve, librat ku historitë nuk kanë përfunduar dhe aq mirë. Prandaj kurrë mos u lidh me shoqen tënde më të mirë.