Aktualitet Te gjitha

“Jep 100,000 euro ose do të të vrasim”, policia parandalon krimin


164850334

Janë vetëm 28 dhe 25 vjeç, por mosha nuk ka qenë pengesë për dy të rinjtë nga Vlora që të siguronin të ardhura nëpërmjet gjobvënies. Policia e Vlorës bën me dije se sot janë arrestuar Endri Beqiraj, 28 vjeç dhe Julo Rrokaj, 25 vjeç pasi prej kohësh kërcënonin 46-vjeçarin Sh.S që t’i jepte plot 100,000 euro.

Policia e ka parandaluar sot përshkallëzimin e këtij rasti të gjobëvenies, që mund të kishte edhe pasoja për jetën. Bëhet e ditur se dy të rinjtë janë kapur në flagrancë ndërsa po prisnin shumën e parave në fshatin Qishbardhë.

Të dy këta shtetas prej disa muajsh kanë kërcënuar me anë të telefonit shtetasin Sh.S., 46 vjeç, banues në Vlorë, që t’u jepte një sasi vlerash monetare prej 100.000 euro, ndërsa ditët e fundit e kanë kërcënuar edhe me jetë në rast se nuk do të jepte shumën e kërkuar. Konflikti mes Endri Beqirajt dhe shtetasit Sh.S, ka nisur për motive të dobëta./Tiranapost.al

Ja cilat janë qytetet më të mira në botë për të jetuar

Revista “The Economist” ka përpiluar edhe këtë vit listën me qytetet me ...

Lexo më shumë

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Zgjedhja e Editorit

Elvana, Emina dhe Angela kanë tjetër status