Aktualitet

Jeta tronditëse e Dalila Di Lazzaro-s, aktores së “Përgjithmonë Xhulia”

Historia e aktores dhe ish-modeles, nga suksesi në kinema, tek vdekja e të birit në një aksident, deri tek beteja me dhimbjen kronike

Ajo e Dalila Di Lazzaro-s është një histori e veçantë, që ka si protagoniste një grua të bukur dhe kurajoze, e puthur nga një fat i madh, bukuri e jashtëzakonshme, talent dhe sukses, por edhe e vënë në prova shumë të vështira. E abuzuar që fëmijë, e bërë nënë që 16 vjeç, pastaj e rrahur dhe rrëmbyer dhe më në fund e suksesshme si modele dhe aktore. Ama një divë që tragjeditë i pati pas porte. Në fillim vdekja e të birit, pastaj aksidentet dhe dhimbja e përjetshme. Dalila Di Lazzaro sot është ikona që të rrëfen se si të përballosh jetën në të mirë e në të keq gjithmonë me kokën lart, me krenari dhe vendosmëri. Një histori e jashtëzakonshme, që ia vlen ta njohësh.

dalila-di-lazzaro-1

E bija e një ish-boksieri dhe një rrobaqepëseje, Dalila lindi në Udine të Italisë më 19 janar 1953. "Kur isha 5 vjeç jam përdhunuar me dhjetëra herë nga një i afërm”, ka treguar ajo. Me një bukuri tronditëse, sy të smeraldtë dhe një fizik të admirueshëm, ia mbathi me të dashurin, Franco Cocetta, kur ishte 15 vjeç: e pamundur të qëndronte më në atë shtëpi. Prindërit e rrihnin për arsye të kota, edhe me shkop. Një vit më pas, më 5 prill 1969, lindi Christian Di Lazzaro, por historia me të dashurin mbaroi me aq. Modele provinciale, u rrëmbye nga një 50-vjeçar nga Torino, i cili abuzoi me të për tre ditë. Përfundoi në Romë, ku u adoptua nga producenti Carlo Ponti. Mes Dalila Di Lazzaro-s dhe partnerit historik të Sophia Loren kishte ngrohtësi dhe ndjenja të pastra si të një babai dhe një vajze, por diva nuk mjaftohej me pak. Për Dalila-n u hapën dyert e kinemasë.

dalila-di-lazzaro-2

Filmat e parë

“Si può fare...amigo” është filmi i saj i parë, ku luan si Dalila Di Lamar. Në Udine punonte si modele, stiliste dhe imazh publicitar, në studiot e Cinecittà-së tregon se mund të jetë shumë mirë edhe aktore. Në 1974 luan “Il mostro è in tavola”, i ndjekur nga “Oh, Serafina” dhe filma të tjera të suksesshëm si “Un dramma Borghese”, “Phenomena”, “Sicilian Connection” dhe “Paganini”. Xhiron edhe disa seriale dhe për 15 vjet ishte nga më të mirat. Kurse ne në Shqipëri i njohim vetëm një film, që e kemi ndjekur gjithë kërshëri, teksa luante rolin e Marta Korsinit, gruas së doktor Hermesit, në filmin “Përgjithmonë Xhulia”.

[caption id="attachment_102072" align="aligncenter" width="315"]48q9yushqe70qh7y (1) Me te birin, Christian[/caption]

Aksidenti i të birit

Vdekja e djalit të saj ndodhi në vitin 1991. Një aksident rrugor i mori jetën 22-vjeçarit Christian dhe Dalila e mbytur nga dhimbja u largua për një periudhë kohe. Lidhja me të birin ishte vërtet shumë e fortë.

dalila

Aksidenti dhe dhimbja kronike

Kur u duk se ishte në gjendje që t’i kthehej punës dhe një jete normale, vjen një tjetër provë e fatit. Një aksident me scooter i shkakton një frakturë të vertebrës së parë. E bllokuar për dy vjet në shtrat, Dalila Di Lazzaro mëson që do jetë një e sëmurë e përjetshme, dhimbja kronike nuk e braktisi për asnjë moment. Në vitin 2000 i ndodh një tjetër aksident: përplas kokën në bordurën e një pishine, duke pësuar një goditje të tmerrshme të zverkut.

dalila-di-lazzaro

Dalila Di Lazzaro shkrimtare

Në vitin 2006 Dalila kthehet si shkrimtare me autobiografinë e saj me titullin “Qielli im”. Dhe më pas boton “Engjëlli i jetës sime”, “Mrekulli të vogla përreth meje”, dedikuar të birit dhe “Më prek zemrën”. Më pas botoi edhe dy libra të tjerë dhe u rikthye në kinema.

[caption id="attachment_102069" align="aligncenter" width="686"]gallery-1497973599-dalila-di-lazzaro-3 Dalila dhe Alen Delon ne sheshxhirim[/caption]

Dashuritë e Dalila-s

Ka pasur lidhje me shumë burra, mes të cilëve edhe disa shumë të famshëm. Së fundmi Dalila Di Lazzaro ka treguar se ka qenë e lidhur gjatë me avokatin Gianni Agnelli, ndërsa një flirt i shkurtër ka qenë edhe më “tombeur de femmes” Alain Delon, i cili ia ka deklaruar se ka qenë përherë i dashuruar fshehtësisht me të.

il-dramma-di-dalila-di-lazzaro-ho-abortito-a-62-anni-600x300

Një jetë plot me dhimbje dhe kurajë

Dhimbja e përhershme, aftësia për të mbijetuar pas humbjes së të birit, dhuna e pësuar që fëmijë... ka aq shumë dhimbje rreth saj dhe aq shumë kurajë. Është e angazhuar në shumë nisma sociale, qendra kundër anoreksisë dhe shumë aktive në betejën për njohjen e adoptimeve për prindërit e pamartuar. Sot është 62 vjec.