Mos dashuro kurrë një të huaj    

Pa u futur fare te ndarja,  ajo që mua nuk ma mbush mendjen është vetë lidhja me të huaj. Po ja për shembull, ti ngrihesh natën apo flet në gjumë, nuk do ta bësh këtë në gjuhë të jashtme de?!  Ose si do t’i shpjegosh atij që tezet, hallat, xhajat dhe dajat, bashkë me fëmijët e tyre me soj e sorollopë të mbijnë në shtëpi sa herë të duan, pa paralajmërim, për vizitë apo për të fjetur, si t’u vijë më mbarë; se kërkojnë dasmë tradicionale, pa duan të shkojnë krushq; pa zihen me njëri tjetrin që nga çështjet e pronave e deri tek kafja turke…