E shtunë, 19 Gusht 2017

Integrimi është karamele. Ne ende nuk kemi ujë!

Imagjinoj Schumanin, De Gasperin, Monnetin, Spinellin, Spaakun dhe Johan Beyen në një tavolinë duke marrë raportin e plotë mbi Shqipërinë. Do të mjaftonin këto shqetësime të shqiptarëve që Schuman ta mbyllte dosjen me një buzëqeshje ironike dhe të bezdisur për kohën e humbur duke thënë “Integrim? Por këta ende nuk kanë ujë!”.