E shtunë, 19 Gusht 2017

Numrat e fikur të urgjencave shqiptare dhe një vëzhgim i Tiranapost.al

Aksidente dhe të mbytur. Pushimet për fatin e keq sjellin edhe fatkeqësi. Para dy netësh në Tiranapost.al një dëshmitare në një aksident na tregonte me zerin e drithërues se nuk dinte kë të merrte në telefon për të ndihmuar një djalë të ri ne grahmet e fundit pas nje aksidenti me motor në Maminas. Vajzës që na telefonoi nuk i dilte asnjë numër në telefon. Sot vendosëm të bëjmë vetë një kërkim edhe për t’i ardhur në ndihmë me informacion çdo qytetari, të afërmi apo dëshmitari në vendngjarje në rast urgjence për jetën e dikujt. Ajo qe mesuam nuk është aspak relaksuese.