E shtunë, 19 Gusht 2017

Letra e një pushuese që urren Despacito

Problemin e kam me faktin që të gjithë organizatorët mendojnë të bëjnë festa me muzikë sa më të përgjithshme dhe dëgjon të njëjtat miksime kudo, të njëjtat këngë si në makinë, ashtu edhe në lokal apo në dhomë ku buçet muzika e festave të plazhit. Pra, “despacito” të ngul thonjtë dhe nuk të shqitet.

Mira Kazhani: Tiranapost.al, krejt tipi im!

Prej shtatë muajsh në tregun mediatik online, themeluesja e Tiranapost.al rrëfen se kjo medie e re e ka mbajtur premtimin me të cilin u nis. Asnjë lajm i kopjuar pa skrupuj dhe asnjë lajm i vjedhur. Sepse për Mirën është më shumë se një zotim që i ka bërë lexuesve apo stafit të saj: është mënyra sesi duhet të funksionojë një media, pavarësisht nëse është e shtypur, televizive apo virtuale…E quan veten armike të lajmeve copy&paste dhe lufton çdo ditë në faqen e saj për të vendosur një standard të ri gazetarie…

Andi Bejtja ironizon zhdukjen e Bashës. Shpërthen debati në Facebook. Vetëm një i del në mbrojtje kreut demokrat

Ka shumë kohë që Lulzim Basha nuk bëhet i gjallë. Portalet dje dhe sot ziejnë me batuta analistësh dhe demokratësh të zhgënjyer me opozitën e Lulzim Bashës. Gazetari Andi Bejtja ka shkruar një status që ka krijuar sërish reagime, madje me spec. Sot edhe Astrit Patozi në shënimin e tij të radhës argumentonte pse Basha s’ka pse bën opozitë.

Ata duan Andi Bushatin

Sondazhet në Tiranapost.al do të trajtohen si lajme, për të cilat vendosin klikuesit. Në sondazhin për analistin e preferuar votat në shumicë kanë shkuar për Andi Bushatin.