Showbiz

Këmbë perfekte në dimër dhe në verë. Ja si evitohen kallot

“Gjëja më e çmuar që kam mësuar në 15 vite brenda një studioje kërcimi”, tregon balerina dhe gazetarja Julia Welling, “është si të evitosh kallot”.

Dhimbja që shkaktohet nga kallot dhe plagët e vogla në këmbë është një problem që jo vetëm na kushtëzon, por nuk është edhe estetik. Por ato që tregon Julia na garantojnë se këto truke mund të zgjidhin problemin që çke me të!

Zgjidhni ankeplaste kundra ujit

Nëse doni një ankeplast parandalues universal, më mirë investoni ca par amë shumë dhe sigurohuni që produkti të qëndrojë në vend dhe të bëjë detyrën e tij.

‘Jo’ djersitjes

Djersa krijon një ambient ideal për formimin e kallove. Për të reduktuar djersitjen në këmbë  vlen i njëjti rregull si edhe për sqetullat...Balerinat mbajnë këmbët thata duke sprucuar deodorant para se të veshin këpucët.

Pudër

Parandalon djersitjen ashtu si deodorantët dhe minimizon fëkrimin e lëkurës me çorapet.

Vazelinë

Është një aleat i rëndësishëm jo vetëm për të parandaluar kallot dhe plagët, por edhe për të ruajtur lëkurën të butë në zonat ku është më e ashpër. Përhapeni në zonat më të rrezikuara para se të vishni këpucët. Në treg mund të gjeni versione të shkëlqyera bimore.

Manikota prej pëlhure

Përdorini për të mbrojtur këmbët tuaja në pikat kritike dhe për të mbushur këpucët e papërshtatshme. Ndonjëherë kallot shkaktohen për shkak se çorapet nuk janë të duhurat dhe shkaktojnë fërkim me lëkurën. Këto produkte kanë një shtresë të butë parandaluese.

Vaji i kokosit

Një produkt natyral dhe i kudogjendur që duhet aplikuar sapo të ndihen simptomat e para të irritimit. Julia këshillon të aplikohet në sasi të plota dhe zona të mbulohet me fasho. Lëkura do të rigjenerohet shumë shpejt.

 Pershtati/O.Zh/Tiranapost.al/