Aktualitet

Këpucët e famshme të “Sex and the City” i ke dy hapa larg, shuuumë lirë

Mr. Big i dha Carrie-t ato këpucë në vend të një unaze. Asaj sigurisht nuk i ngeli hatri se ua dinte mirë vlerën. Dhe ja ku këpucët blu me kurorë gurësh u bënë menjëherë këpucët më të famshme.

1fdda7f8e820073bdbd09a7ae8571508--vintage-wedding-suits-vintage-weddings

Kohët e fundit po i rikrijojnë shumë shtëpi mode, por ne  mund të kemi vetëm këto.

zara

Janë krijar për Zara-n dhe mund t’i gjesh në çdo dyqan të tillë. Nuk janë dhe aq identike me Manolot. Duke filluar që nga çmimi. Të parat kushtojnë 965 euro, kurse Zara-t vetëm 50.

1502892228-syn-xxx-1502883908-stilettos-de-manolo-blahnik-1

Dallimi tjetër është ngjyra. Në rastin e modelit të Zara-s është çiklamin me gurë të të njëjtit ton, kurse ato Manolo janë blu me kristale të bardhë.

Po ua themi sa për t’i ditur. Në tërësi janë shumë të ngjashme. Sa për të shuar fiksimin janë shumë mirë.