Aktualitet

Kishte shkuar me pushime tek gjyshi, humb jetën tragjikisht 5 vjeçari në Fier

Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije 5 vjeçar ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në Fier.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Çerven të Fierit, ku djali i vogël me Xh.T. duke luajtur është kapur me duar tek një karrocë që tërhiqet me kafshë, e cila ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë.

 Por, sipas policisë, pasi është mënjanuar, karroca e ka zënë poshtë duke i marrë jetën fëmijës.

Mësohet se 5 vjeçari, banonte në fshatin Panaja të Vlorës dhe kishte shkuar për pushime tek gjyshi i tij, në fshatin Çerven, të Fierit.

Ndërkohë po punohet për zbardhjen e detajeve të tjera të ngjarjes së rëndë.

Njoftimi i policisë së Fierit

Në datën 13.08.2017, ora 18:20, është sjellë i vdekur në Spitalin Rajonal Fier një fëmijë i mitur 5 vjeç, banues në fshatin Panaja,Vlorë, i cili ka ardhur për pushime në fshatin Çerven, Fier, tek gjyshi i tij, shtetasi Xh.T.

Fëmija duke luajtur është kapur me duar tek një karrocë që tërhiqet me kafshë (e cila ishte e parkuar në oborrin e shtëpisë) por pasi është mënjanuar karroca e ka zënë poshtë dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. E.C/ Copyright Tiranapost.al