Tech

Komentet me gjuhë urrejtjeje në internet; Google ka një zgjidhje

Komentet me gjuhë urrejtjeje në internet; Google ka një zgjidhje

Një softëare i ri filialit të Google, "Jigsaë" identifikon shpejt komentet me gjuhë urrejtjeje në internet.

Programi „Perspective“ mund të lehtësojë vërtet punën e mediave, por mbart edhe rreziqe për lirinë e shprehjes.

Programi në fjalë synon që me ndihmën e algoritmeve të kategorizojë komentet – sa përmbajtje urrejtjeje kanë, sa fyese apo lënduese janë. Në sfond një bazë të dhënash me komentet e dhëna më parë nga njerëzit. Ky softëare orientohet tek kjo bazë të dhënash dhe jep për çdo koment një vlerë që thotë se sa komente të përafërta vlerësohen si problematike nga përdoruesit.

Programi i Google ka qasje në 17 milionë komente të kategorizuara. Një pjesë vjen nga ëikipedia, shumica janë dhënë nga "Neë York Times". Johannes Merkert, nga revista informatike C'T thotë se "sistemi jep të dhëna statistikore për frekuencën e përdorimit të fjalëve të caktuara”. Në bazë të kësaj përllogaritet nëse komenti është fyes apo ofendues me ndërgjegje.