Aktualitet

Kreu i zyrës për Kosovën në Serbi: Do ta pengojmë anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Marko Gjuriç, drejtuesi i Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe në një intervistë të dhënë për “TV PINK” është shprehur se shteti serb me çdo kusht dhe duke përdorur të gjitha mënyrat nuk do të lejojë anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Sipas tij, këtë qëndrim shteti serb e ka, sepse anëtarësimi në Interpol do të ishte vërtetim i pavarësisë së saj dhe do të përdorej nga Kosova për të përndjekur serbët.

“Do ta bëjmë të pamundurën që ta pengojmë anëtarësimin në INTERPOL, sikurse e kemi pamundësuar anëtarësimin në UNESCO”- është shprehur Gjuriç i cili ka ndryshuar krejtësisht retorikën e presidentit serb Vuçiç i cili pak ditë më parë bënte thirrje për dialog dhe zgjidhje përfundimtare të çështjes kosovare. K.H/ tiranapost.al