E shtunë, 19 Gusht 2017
Aktualitet Te gjitha

Kush është 53-vjeçari që u aksidentua për vdekje nga deputeti Rakipi


makina

53-vjeçari, që u aksidentua mëngjesin e sotëm nga deputeti i PDIU-së, Aqif Rakipi është identifikuar si Seit Sorra dhe mësohet se ka qenë tregtar i zonës.

Ai ka qenë duke ardhur nga Durrësi në Tiranë dhe sapo ka zbritur nga një fugon ka tentuar që të kalojë rrugën jo në mbikalimin për këmbësorë por në autostradë, kur është përplasur për vdekje nga makina e deputetit.

Pas aksidentit deputeti u largua nga vendngjarja, por policia sqaroi se pavarësisht lëvizjes nga vendi i ngjarjes dhe paraqitjes në Komisariatin e Policisë të drejtuesit të automjetit, theksojmë se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe proçeduriale, ekzaminimet e ndryshme kriminalistike , testi i alkoolit dhe sqarimi i rethanave të ngjarjes.

Me këto shenja zodiakale, më mirë mos e merrni mundimin të provoni një romancë

Kush është partneri i jetës suaj? Është e shkruar në yje. Ja shenjat që ...

Lexo më shumë

Prokuroria tha se deputeti do të procedohet penalisht në gjendje të lirë vetëm për largimin nga vendi i ngjarjes./ Copyright Tiranapost.al

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Zgjedhja e Editorit

Ema Andrea merr një dhuratë elegante nga Edi Rama