Aktualitet

Kush fle pak, peshon më shumë. Studiuesit tegojnë lidhjen

Dihet tashmë që orët e pakta të gjumit sjellin pasoja negative për shëndetin, por hulumtimet kanë treguar se ekziston një lidhje mes sasisë së gjumit që bëjmë rregullisht dhe peshës sonë, por një studim i kohëve të fundit publikuar nga Health ka bërë një zbulim: Njerëzit që flininin më pak, raportonin peshë më të madhe dhe kishin një perimetër më të madh të belit dhe kërkimet nuk gjetën lidhje mes gjumit dhe ditës së varfër ushqimore.

Në studim morën pjesë 1.615 persona adultë në Mbretërinë e Bashkuar për të parë lidhjen midis gjumit, dietës dhe metabolizmit. Tek ata u matën gjatësia, pesha, perimetri i belit, presioni i gjakut si dhe u morën teste të gjakut. Pjesmarrësit paraqitën një ditar të ushqimeve që konsumuan gjatë 3-4 ditëve, në mënyrë që studiuesit të kuptonin se çfarë hanin ata.

Studiuesit zbuluan se pjesmarrësit të cilët flinin më pak, kishin nivele më të ulëta të HDL (i quajtur ndryshe kolesteroli i mirë), i cili ndihmon për të larguar kolesterolin ‘ e keq’ nga qarkullimi i gjakut si dhe në zvogëlimin e rrezikut të sëmundjeve zemrës. Gjumi i pakët gjithashtu lidhej edhe me rritjen e BMI (indeksi i masës trupore).

Përkundër kufizimeve, zbulimet kanë prezantuar një teori të re. ‘Health’ thekson se mund të ketë një tjetër faktor, jashtë dietës, në marrëdhënien mes gjumit dhe peshës. Në këtë rast, hulumtuesit supozojnë se ata që flenë më pak kanë një metabolizëm më të ngadaltë. Një studiues tha për ‘Health’ se zbulimet sugjerojnë se njerëzit që flenë 7-9 orë në ditë kanë më pak gjasa të jenë mbipeshë se ata që flenë më pak. Ky studim tregon se sa e rëndësishme është të bësh orët e duhura të gjumit çdo natë.

Pershtati nga Thrive Global/O.Zh/Tiranapost.al/