Aktualitet

Lamtumirë vija, koha për t`u veshur me pika

Nëse në pranverë dizenjoja e preferuar ishin vijat, tani jo më. Ato ia lanë vendin pikave duke rikthyer modën e shumë kohëve më parë. Të gjitha vajzat e mbajnë mend atë poezinë e fëmijërisë “Fustani me pika vjen nga Amerika, fustani me topa vjen nga Europa”. Edhe vite më parë shikohej si një dizenjo moderne duke qenë se e konsideronin të ardhur nga vendet e huaja. Koha për t`iu rikthyer asaj mode pas boom-it që patën vijat. Tani pikat e madhësive dhe ngjyrave të ndryshme do t`i ndeshni kudo.

1

Miriami është e dashuruar kokë e këmbë me këtë stil, aq sa si bluzën edhe pantallonat i veshi me pika.

2017-08-15 19_53_24-Estela Ujka on Instagram_ “#NEWPOST #blueshirt #basics @d.a.mboutique_ @tosca_bl

Pikat nuk mund të jenë vetëm të zeza. Në pantallonat e Estela Ujkës ato ishin të bardha mbi copën xhins.

79bccab2-a59d-40ae-9e29-eceedac8caf1

Të bardha ishin edhe pikat e Dorina Gegiçit dhe mbi monokinit e zeza zunë vendin e duhur. Binikit dhe monokinit me pika nuk i zgjodhi vetëm ajo.

2017-08-15 19_53_59-RUDINA (@rudinamagjistari) • Instagram photos and videos

Në foton e Rudina Magjistarit me vajzën, që fitoi simpatinë e të gjithëve, ajo paska qenë me bikini me pika. Po ishim aq të zënë duke adhuruar ëmë e bijë mbi flamingo sa u desh një rikthim te fotoja për të kuptuar që edhe Rudina po e ndjek trendin.

au

Aurela i veshi të kuqe bikini dhe në pjesën e sipërme nuk munguan pikat e bardha.

ar

Kur vjen fjala për modë nuk mungon emri i saj. Armina i ka një palë me pika.

em

Pikat në kanotieren e Enxhi Cukut janë më shumë topa. Kanotiere e zezë me topa të bardhë dhe xhinse, më sportive dhe komode s`ka ku vete.

Me tendencën e re le t`iu themi lamtumirë për disa kohë vijave.