Aktualitet

Letra e një pushuese që urren Despacito

Problemin e kam me faktin që të gjithë organizatorët mendojnë të bëjnë festa me muzikë sa më të përgjithshme dhe dëgjon të njëjtat miksime kudo, të njëjtat këngë si në makinë, ashtu edhe në lokal apo në dhomë ku buçet muzika e festave të plazhit. Pra, “despacito” të ngul thonjtë dhe nuk të shqitet.

Gjatë kësaj vere kam shkuar shumë fundjava në jugun e Shqipërisë dhe të them të drejtën aktivitetet që zhvillohen aty reklamohen shumë, por nuk ofrojnë po aq shumë kur shkon atje. Problemin e kam me faktin që të gjithë organizatorët mendojnë të bëjnë festa me muzikë sa më të përgjithshme dhe dëgjon të njëjtat miksime kudo, të njëjtat këngë si në makinë, ashtu edhe në lokal apo në dhomë ku buçet muzika e festave të plazhit. Pra, “despacito” të ngul thonjtë dhe nuk të shqitet.

Për fat të mirë ekziston Telekom Electronic Beats, i cili i reziston tundimit për të bërë festa masive duke ruajtur një profil specifik muzikor. Kam qëlluar në disa festa të organizuara prej tyre këtë verë në Llaman dhe në Drimadhes dhe atmosfera ka qenë shumë e mirë.

Nuk më ndodh që të shkruaj për të promovuar aktivitete që organizohen nga kompani private, por Electronic Beats bën përjashtim pasi është një projekt europian që synon të përkufizojë një stil të caktuar në muzikë, modë dhe dizajn. Në Shqipëri ka qenë organizues i festave më të mira për të rinjtë, duke sjellë një frymë moderne, perëndimore. Edhe në vende të tjera të Europës ku kam qenë, festat e Electronic Beats kanë qenë gjithmonë shumë të mira, prandaj, shoh shpesh kalendarët e aktiviteteve të tyre.

Në festivalin e Turtle, në Drimadhes sollën Riva Starr, një DJ botëror që luan me audienca masive nëpër botë. Ndërsa party-t e tjerë në Llaman dhe Drimadhes ishin si gjithmonë me muzikë shumë të mirë.

Ditën e shtunë, më datë 19 Gusht është njoftuar që party i fundit i sezonit të plazhit nga Electronic Beats do të bëhet në mesnatë. Kam përshtypjen se do jetë nga festat më të bukura, në plazhin e Drimadhes që është shumë më i qetë dhe krijon hapësirë për këdo; në mbrëmje, me hënën që shkëlqen mbi det dhe me yjet që vazhdojnë e bien, me muzikë deep house dhe techno nga berlinezi Cesar Merveille dhe me një gotë koktejl në dorë... Të them të drejtën, po e pres me padurim sepse vera është drejt fundit dhe këto do jenë momentet që do na ngrohin kur t’i kujtojmë gjatë dimrit.

Shihemi në Drimadhes. /Copyright Tiranapost.al