SPORT

Luhen ndeshjet e para Play-Off të Champions League ja rezultatet

Luhen ndeshjet e para Play-Off të Champions League ja rezultatet

Janë luajtur ditën e sotme ndeshjet e para të eliminatorëve të Champions League, faza e fundit që përcakton se cilat ekipe do të shkojnë në grupet e kompeticionit elitar të futbollit europian.

Ekipi i vetëm që ka siguruar kualifikimin për në fazën e grupeve janë skocezët e Celtic të cilët kanë gjunjëzuar Astanën me rezultatin 5-0. Turqit e Basaksehir janë mundur nga Sevilla me rezultatin 1-2 në një ndeshje të barabartë të luftuar shumë fort nën reshjet intensive të shiut.

Beer Sheva ka fituar në fushën e saj në Izrael me rezultatin 2-1 kundër kampionëve të Sllovenisë Maribor, duke lënë kështu gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.

Napoli ka arritur të mposhte lehtësisht francezët e Nice me rezultatin 2-0. Këta të fundit janë ndëshkuar dy herë më karton të kuq.

Olympiakos i drejtuar nga Besnik Hasi ka arritur të fitojë vetëm në kohën shtesë me Rijekën në momentet e fundit kur ndeshja pritej të mbyllej në barazmi mes kampionëve helenë dhe kroatëve.

Rezultatet e ndeshjeve të para Play-Off:

Basaksehir (Turqi)1 - 2 Sevija (Spanjë)

Celtic (Skoci) 5 – 0 Astana (Kazakistan)

  1. Beer Sheva (Izrael) 2 – 1 Maribor (Slloveni)

Napoli (Itali) 2 – 0 Nice (Francë)

Olympiakos Pireu (Greqi) 1 – 1 Rijeka (Kroaci)

K.H/ tiranapost.al