Në rresht të Parë

Mami, vjehrra apo shoqet?

Mami, vjehrra apo shoqet?

Data e dasmës është vendosur. Ke filluar të bësh rezervimet e para në lidhje me shërbimet e nevojshme për ditën e madhe, por ndjesinë që po martohesh vërtet e ke vetëm kur vjen të provosh fustanin e nusërisë. Që kur lë takimin, je e ekzaltuar. Po kë do të marësh me vete, në sallonin e fustaneve të nusërisë? Kujt i beson vërtet? Kush të njeh aq mirë, sa ta kuptojë me pak fjalë se çfarë ti do? Kush do paguajë për fustanin? Nëse e ke përgjigjen e këtyre tre pyetjeve, gjysmën e punës e ke të bërë. Duhet thënë se personat që do të të shoqërojnë duhet jenë të një rëndësie të veçantë. Ndër vite kam hasur me katër raste klasike të “shoqëueseve të nuses’’, të pranishme në zgjedhjen e fustanit. Nusja që na viziton me shoqet nuse me shoqet Kur nusja shoqërohet me shoqet, salla e provës bëhet e zhurmshme. Katalogët shihen me një frymë, sepse gocat janë përdoruese të rregullta të rrjeteve sociale dhe secila prej tyre ka parë fustanin e preferuar për shoqen e saj. Unë jam e kënaqur, se përveçse mendoj se do ta kem të thjeshtë të rekomandoj tendencat më të reja të modës së fundit në veshjet e nusërisë, do të kem mundësinë kështu dhe të rekrutoj nuse të ardhshme (nëse ndonjëra nga shoqet është ende beqare, e kam fjalën). Në rastet kur shoqet janë jo më shumë se dy, puna është e thjeshtë, vështirësia qëndron nëse janë më tepër se dy, sepse prej natyre ne femrat kur jemi dy kemi katër mendje, mendoni vështirësinë kur jemi katër, si do t’i përballoja tetë mendje?! Pra shkalla e vështirësisë rritet, sidomos kur nusja nuk di çfarë do dhe është e ndikueshme. Më poshtë po ju rendis llojet e shoqeve që shoqërojnë zakonisht nusen: - Shoqja që është martuar vitin e kaluar dhe di gjithçka (në materialin, linjën e fustanit, organizimin e festës). Me siguri puna e saj e ardhshme do të jetë wedding planer . - Shoqja që nuk i pëlqen dasmat dhe që deklaron që martesa nuk bën për të. Pyetja ime në këtë rast është ’’po kjo ç’bën këtu?’’. - Shoqja me zemër të butë, e cila çfarëdo që ti të veshesh ajo të thotë që dukesh yll dhe emocionohet në çdo të dalje tënden para pasqyrës. -Shoqja ziliqare, që komenton gjithmonë negativisht ose nuk komenton fare fustanet gjatë proves. - Shoqja e vërtetë, që në fund këshillon me dashuri dhe vërtetësi, sepse ajo që do është vetëm të të shohë rrëzëllitëse në ditën e dasmës. Nisur nga ç‘ka kam renditur më sipër, zgjidhni t’ju shoqërojnë shoqe TË VËRTETA. Nusja që na viziton me mamin dhe motrën ARMELA 3 Ky është rasti që unë preferoj. Mamaja që emocionohet, motrës që i shkëlqejnë sytë, nusja që përpiqet t’i fshehë emocionet dhe qesh shumë… e dukshme që qesh për të fshehur tensionin që i krijiohet nga lotët e mamit. Por kjo ndodh vetëm në fustanin e parë. Më pas kemi të bëjmë me mamanë, që e ka të vështirë të pajtohet me frymën e re në veshjen e nusërisë, por këtu na vjen në ndihmë motra, e cila di si ta bindë. Dhe në fund të gjithë dorëzohen përpara së bukurës. Kur fustani që nusja mban veshur është i duhuri , ka një magji në ajër, që askush nuk mund ta kontestojë, qoftë kjo edhe nëna, që është njeriu më i dashur për nusen. Nusja që na viziton me vjehrrën Rastet kur nusja e ardhshme na viziton me vjehrrën, nuk janë të pakta. Ka krahina të Shqipërisë, ku është zakon që vjehrra paguan për fustanin e nusërisë dhe është legjitime që ajo do të jetë e pranishme në këtë zgjedhje. Në këtë rast nusja nuk ka alternativë. Por ka edhe raste kur është nusja vetë që ia bën ftesën vjehrrës, për të zgjedhur fustanin bashkë me të. Ama, është e dukshme kur nusja ka ardhur me vjehrren dhe kunatën për t’i bërë qejfin, sepse janë njerëzit e burrit ata që paguajnë. Ashtu si ka mjaft raste kur e ke të pamundur t’i deshifrosh, nëse është mami apo vjehrra ajo që e shoqëron, pasi raporti i tyre është mbrësëlënës. Janë të shumta restet që më vijnë ndërmend nga këto raporte frymëzuese, ashtu si shpesh hasim dhe situata të tensionuara për shkak të marrëdhënieve jo të mira nuse-vjehrrë. Kur mardhënia nuk është e mire, a ia vlen prezenca apo vetoja në vendimin se cili do të jetë fustani që do te zgjidhet, vetëm dhe vetëm se jane ata që paguajnë?! Ne të Geraldinës nuk e kemi gjetur ende përgjigjen :). Nusja që na viziton me bashkëshortin e ardhshëm nuse me bashkeshortin Ky nuk është rast edhe aq i rrallë. Kur vajzat na vizitojnë me bashkëshortin, zakonisht ndodh për disa arsye: - Kur çifti janë shokë të pandarë , zgjedhin çdo gjë bashkë. - Kur ai ka shumë shije ose profesioni i tij është i pakontestueshëm (ky ishte dhe rasti im, kur zgjodha fustanin e nusërisë 12 vite më parë :) nuse me burrin dhe kusheriren - Kur ai nuk kupton asgjë nga veshjet në përgjithësi, por është aty për t’i bërë qefin nuses ose për të pasur nën kontroll shpenzimet (edhe pse kjo e fundit është ndër arsyet e rralla). Nëse vendosni ta keni bashkëshortin e ardhshëm në zgjedhjen e fustanit, nuk rrezikoni asnjë nga ato bestytnitë që keni dëgjuar të flitet. Personalisht jam rasti konkret i një martese të mirë, me 2 fëmijë si drita :). E sigurt është se do humbisni efektin surprizë në ditën e dasmës. Nëse nuk hyn në planet tuaja që ta surprizoni, jeni të mirëpritur në çift. Lexohemi javën e ardhshme!