E shtunë, 19 Gusht 2017
Blogu i Ministres Kryesore Opinion Te gjitha

Mbase jam njeri pa shije se mua më pëlqejnë të gjitha


milena-harito

Sot zbulova me gëzim që 9 gushti qenka një ditë të përbashkët për të festuar dashurinë e atyre që duan librat #BookLoversDay. Meqë dashuria për librat, qëkurse e mbaj mend veten, është dashuria më e qëndrueshme dhe afatgjatë e jetës time (dashuritë e tjera thjesht kanë ardhur më vonë në kohë, shënim për fëmijët ky 😉 plot gjëra mu zgjuan me këtë hashtag.

Kujtimi i ditëlindjeve të kushërinjve, ku pas pak minutash në atë që quhej “dhoma e pritjes” shkoja gërmoja bibliotekat e tyre dhe futesha në një nga dhomat e tjera për të përpirë sa kohë prindërit ende bënin muhabet, libra që nuk i kisha në shtëpi. Në shtëpinë e xhaxhait një nga librat e preferuar ishte “Aventurat e baronit Munchausen”, me baronin e famshëm super-mashtrues por që të gjithë kishin dëshirë ta besonin. Xhaxhai edhe mi jepte ti lexoja në shtëpi,  por i mbante shënim librat e dhënë hua me skrupolozitet në një fletore 16 lekëshe.  Tek halla kishte libra më të rinj, në frëngjisht, jo vetëm romane por edhe ese, disi më të reja, gjë e rrallë asokohe.

Një tjetër moment i lumtur ishte kur kthehesha nga shkolla dhe duke lexuar haja drekën që kishin lënë gati prindërit. Nuk di pse atëherë thonin, të lexosh duke ngrënë të dëmtohen sytë ! Sot sikur thonë që është e dëmshme për tretjen.  Sidoqoftë  kënaqësia mbetet e njëjtë, gjithnjë.

Me këto shenja zodiakale, më mirë mos e merrni mundimin të provoni një romancë

Kush është partneri i jetës suaj? Është e shkruar në yje. Ja shenjat që ...

Lexo më shumë

Më vonë kur lindën fëmijët, bashkë me dashurinë pafund që të mbush ditët e netët, sigurisht vjen edhe monotonia e përkujdesjeve që përsëriten muaj e muaj të tërë. Edhe orët e gjata kur kalamajtë duhen zbavitur, pa pushim, me lojëra të ndryshme. Aktivitet ky që për një të rritur bëhet shpejt i mërzitshëm. Vetëm se në emër të dashurisë për fëmijët nuk kemi të drejtë ta themi. Nejse, temë tjetër kjo. Po një nga mënyrat sesi unë gjeja një dritare të vogël lirie në atë periudhë, ishte të shtrihesha përtokë në qylym megjithë time bijë disa muajshe dhe të lexoja. Sepse kur lexoja ulur në divan ajo e ndjente menjëherë mungesën e vëmendjes, dhe shansi për pak liri ishte zero. Ndërsa e shtrirë përtokë, ndoshta ngaqë isha më e aksesueshme për 75 cm  e saj prej 1 vjeçareje, gënjehej me lodrat rreth e qark meje dhe  unë fitoja minuta të çmuara evazioni në botën time. Kështu mbaj mend që zbulova rastësisht Doris Lessing në vitet ’90, shumë përpara sesa të merrte çmimin Nobel në 2007, humanizmin e saj në çdo germë, për çdo moshë, dashurinë për gjithkënd që është i ndryshëm.

Pak më vonë, kur vajza lexonte vetë, një tjetër moment i bekuar ishte biblioteka e lagjes, ku ajo shfletonte librat e saj dhe unë zbuloja copa romanesh të panjohura nëpër rafte dhe kthehesha në shtëpi me 6 të tillë (maksimumi që merrej hua në bibliotekë) ndër të cilët sigurisht disa  i lexoja e disa i braktisja pas disa faqesh. Aty në vite zbulova një varg eseistësh, disa progresistë e disa reaksionarë të ndriçuar të kohëve moderne nga Alain Finkielkraut tek Michel Serres, Roland Barthes me precizionin gjuhësor mahnitës,  Jacques Attali e Tomas Piketty me sintezat e jashtëzakonshme të zhvillimit ekonomik të botës, deri tek romanet e Yasmina Khadra me realitetin e botës myslimane nga Afganistani në Irak, pak të njohur në atmosferën tonë Euro-centrike.

Një tjetër zakon, që në vite ka bezdisur tim shoq, është leximi “i çrregullt”. Në shumicën e rasteve lexoj jo nga fillimi në fund, por nga mesi kthehem mbrapsh, e hap librin në mënyrë rastësore, derisa ta kem “shtrydhur” në mënyrën time.

Një ditë e brengosur për shkak të profesionit

Nga Diana Çuli* Disa ...

Lexo më shumë

Sigurisht “Në lindje të Edenit” nga Steinbeck,  përshkrimi i  së keqes njerëzore pa arsye e pa shkak mbetet një ndër kryeveprat për mua, por po ashtu kam lexuar me një frymë romanet  e mikeshës time Marie Darrieuseq  “Le bébé” apo “Tom est mort” me shkrimin aq të veçantë dhe të drejtpërdrejtë, si edhe Paolo Coelho ndonëse plot e kritikojnë si serial  best-seller. Madje edhe më keq. Librat e quajtur “literaturë femërore”  në stacione trenash, ndër të cilët i famshëm është  për shembull “Djalli vishet me Prada” por edhe plot të tjerë  që kanë shijen e çokollatës së ngrënë fshehurazi vetvetes, në shkelje të dietës së radhës. Sepse sigurisht duhen lexuar gjëra më serioze apo jo ? Veçse mua më pëlqejnë të gjitha.

Mund të vazhdoja shumë gjatë, por po e mbyll me citimin e një mikeshës sime të dashur e cila do ta gjejë veten këtu. Ajo si unë lexon çdo gjë, kryq e tërthor dhe njëherë më tha “Mbase jam njeri pa shije sepse mua më pëlqejnë të gjitha”

Happy #BookLoversDay dhe pushime të mbara, me librin që doni me vete !/ Copyright Tiranapost.al

1 Koment

  1. Z milena: uroj qe te mos lodhesh nga kjo shqiperia jone e zorshme e te vazhdosh te besh punen tende te perkushtuar si ministre e teknologjse e inovacionit..nese ka shtetare qe me bejne krenar qe ti kem bashkpatriote sigurisht qe emri jusj eshte nder te paret per te mos thene i pari .shendet e gjithe
    te mirat

Komento:

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Zgjedhja e Editorit

Ema Andrea merr një dhuratë elegante nga Edi Rama