Aktualitet

Misioni dështoi: Tom Cruise aksidentohet gjatë xhirimeve të ‘Mission Impossible 6’

Tom Cruise është aksidentuar në Londër gjatë xhirimeve të ‘Mission Impossible’ në përpjekje për të kërcyer nga njëra ndërtesë në tjetrën. Ashtu siç shihet edhe në videon e mëposhtme, aktori i skenave të rrezikshme është përplasur me bordurën. Për një moment ai qëndron në vend dhe pastaj ngrihet duke çaluar nga dhimbjet. Lëndimet duket se nuk janë serioze, por pritet të konfirmohet nga produksioni i filmit dhe vetë aktori. ‘Mission Impossible 6’ pritet të shfaqet në kinema në korrik të 2018-ës.

s5

s1

s2

s3

s4

/O.Zh/Tiranapost.al/