Aktualitet

Morët ngjyrë këtë verë? Ja si ta ruani deri në dimër

Sapo jeni kthyer nga pushimet, me krenari dhe me një shkëlqim të bronztë në lëkurë. Po kur vjen vjeshta, qiejt bëhen gri, zbehet dhe nxirja, prandaj po ju tregojmë disa këshilla që tonet e lëkurës suaj të vazhdojnë të jenë të nxira.

Ushqeni lëkurën

Nëse ka një gjë që duhet bërë, është pikërisht kjo. Asnjëherë sasia e hidratuesve nuk është e tepërt dhe nuk ka frekuenca të tepërta riaplikimi. Vetëm sigurohuni që lëkura juaj të mos thahet sepse sapo të fillojë rrjepjen, nuk do të ndalet më.

Bëni kujdes me ujin e nxehtë

Banjat dhe dushet e gjata me ujë të nxehtë, mund të dehidratojnë lëkurën, kështu që lahuni me ujëtë freskët dhe përdorni një krem hidratues  dushi ose vaj në vend të një xheli ose shkume, pasi kanë agjent tharës për lëkurën.

Eksfolioni lëkurën butësisht

Po, ju ende keni nevojë për eksoflim- qelizat e vdekura mund ta bëjnë lëkurën të duket pa jetë dhe pa shkëlqim, por bëni kujdes sepse mund të largoni nxirjen e lëkurës. Ideale do të ishte të bënit një skrab trupi para pushimeve dhe pas tyre do të mjaftonte vetëm një fërkim i butë. Eksfoliuesit me acid glikolik dhe acid salicilik do të shkaktonin zbehje të ngjyrës së lëkurës, gjithashtu edhe kremrat dhe dylli i deplimit.

Pini shumë ujë

Të qëndrosh i hidratuar, është shumë e rëndësishme për shëndetin e mirë të lëkurës, qarkullimin qelizor dhe çdo gjë tjetër që lidhet me një lëkurë  të shndritshme dhe plot shkëlqim. E njëjta gjë vlen dhe për një dietë të shëndetshme, sidomos me ushqime të pasura me betakaroten si papajat, karotat, patatet e ëmbla dhe mangot.

“Përforco”

Nxirja ‘fake’ është më e lehtë për t’u realizuar kur jeni të saponxirë. Nëse keni produkte të tilla si kremra apo vajra nxitës në shtëpi, përdorini.

/O.Zh/Tiranapost.al/