Art dhe Kulturë

Morgan Freeman 80 vjeç, mes fotove të karrierës së tij shumë të pasur

Morgan Freeman është një nga aktorët më të talentuar të brezit të tij dhe një emblemë e kinematografisë amerikane. Ai është shumë i famshëm për zërin e tij narrativ dhe në shumë filma është thjesht në rolin e narratorit.

Natyrisht kjo nuk do të thotë se ai nuk ka qenë një personazh tejet i suksesshëm i ekranit. Ai ka luajtur rolin e Zotit dy herë, të presidentit amerikan plot 3 herë dhe natyrisht nuk kanë munguar rolet e tij si profesor, polic, shkencëtar dhe vrasës. Fotot e mësipërme janë disa nga momentet më të veçanta të filmave të tij shumë të suksesshme, shpeshherë në bashkëpunim me emra të tjerë të mëdhenj si Robert De Niro etj. K.H/ tiranapost.al