Aktualitet

Moti për sot, rifillon i nxehti

Moti i qëndrueshëm do të mbesë prezent në vendin tonë duke bërë që kthjellimet të dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe  vranësira të shpeshta paraqitet moti për zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime dhe vranësira kalimtare në ultësirën perëndimore por në zonat lindore do të ketë grumbullim të vranësirave duke gjeneruar shira të izoluar.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbeten njësoj në orët e mëngjesit ndërsa  mesdita do të sjellë sërish rritje të tyre.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe deri mesatare në det duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 3 ballë./Tiranapost.al