Aktualitet

Moti për sot, temperaturat bien

Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të shpeshta. Pritet që orët e mesditës të sjellin zhvillim të vranësirave në zonat malore duke gjeneruar shira lokale.

Pjesa e dytë e ditës vijon me zhvillim të vranësirave duke rrezikuar shira në zonat veriore- qendrore. Po ashtu, rrebeshe shiu do të ketë shtrirja lindore e vendit, kryesisht zona Elbasan-Librazhd. Përsa i përket jugut mbetet me vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në orët e mëngjesit por mesdita do të sjellë rënie të ndjeshme të tyre.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe deri e fortë në det duke arritur shpejtësinë 45 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor dhe për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim 3- 4 ballë.