Aktualitet

Moti për sot, me vranësira të lehta por temperatura...

Në gjithë territorin mbetet dominant moti i kthjellët dhe temperaturat e larta deri në mesditë kur në ekstremin verior dhe verilindor do të ketë vranësira të përkohshme.

Pjesa e dytë e ditës, do të karakterizohet nga kthjellime në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare do të ketë në zonat malore lindore. Në të njëjtat kushte mbetet mbrëmja dhe orët e natës, në të gjithë territorin shqiptar.

Përsa i përket temperaturave të ajrit nuk priten ndryshime të ndjeshme duke bërë që maksimumi në rang vendi të mbetet rreth vlerës 38ºC - 39 ºC .

Era do të fryjë kryesisht e lehtë por mesatare pas mesditës duke arritur shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor dhe verior, për në det do të ketë dallgëzim 1 – 2 ballë.